Kjo platformë është krijuar për kompani dhe institucione që duan kontroll të plotë mbi dokumentet hyrëse dhe dalëse, arkivën fizike, dërgesat postare, nënshkrimet, detyrat dhe analizat me AI.
Automatizon protokollin, ul gabimet njerëzore dhe e bën çdo dokument të gjurmueshëm nga hyrja deri te arkivimi ose dërgimi me postë.
E ndërtuar për ekipe që duan rrjedhë të plotë pune: nga regjistrimi i dokumentit, te analiza, caktimi, dërgimi, nënshkrimi dhe arkivimi.
Regjistron dokumentet hyrëse dhe dalëse me numër protokolli, partnerë, adresa, referenca dhe histori veprimesh.
Gjeneron përmbledhje, pikat kryesore, risk flags, kontrolle të shpejta dhe ndihmon ekipin të kuptojë dokumentet më shpejt.
Krijon dërgesa postare, ruan tracking-un, shfaq statuset dhe ndjek historikun e porosive direkt në sistem.
Organizon dosjet, gjeneron etiketa, ruan vendndodhjen fizike dhe e bën arkivimin më të kontrolluar.
Shfaq afatet e përgjigjes, detyrat e caktuara dhe dokumentet që kërkojnë veprim të menjëhershëm.
Mbështet nënshkrimin e dokumenteve, ruajtjen e versioneve të nënshkruara dhe procese të brendshme aprovimi.